Ferid Agani

Agani kërkon nga kryeministri ta lirojë nga detyra

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani përmes një letre publike ka kërkuar nga kryeministri, Isa Mustafa që ta lirojë nga detyra e ministrit deri në shpalljen e pafajësisë së plotë. Duke pas parasysh ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Shtetit ndaj meje; i bindur në pafajësinë time të plotë përkitazi me çështjen që është subjekt i aktakuzës; Në pajtim me parimin e qeverisjes së pastër pa asnjë dyshim në bartësit e funksioneve publike; dhe i përkushtuar që drejtësia të kryej punën e saj në mënyrë të papenguar, Kërkoj nga Ju që të më lironi nga detyra e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri në momentin e shpalljes së pafajësisë sime të plotë”, thuhet në letrën e ministrit, Ferid Agani.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Balotazhi në Mitrovicë: Provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare”

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Mitrovica mbeti në balotazh midis kandidatit të LVV-së, …