Hyseni: Migrimi i parregullt ka rënë tërësisht

Hyseni: Migrimi i parregullt ka rënë tërësisht

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti sot në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Austrisë dhe Belgjikës si dhe përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi. Të pranishmit në takim vlerësuan përparimin në zbatimin e projektit të binjakëzimit, që ka si synim ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migrimit. Me këtë rast, ministri Hyseni falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Ministrisë së Brendshme, duke vlerësuar se projekti i binjakëzimit po shkon shumë mirë. Ai theksoi se institucionet e Kosovës po punojnë me të gjitha kapacitetet që të parandalojmë migrimin e parregullt drejt BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …