Familja e profesor Ahmet Qeriqit shpreh Mirënjohje për të gjithë që ishin në nguhëllime

Agim Hoti: Sot shënohet 27-vjetori i Radios Kosova e Lirë, zërit të lirisë dhe të rezistencës shqiptare

Sot shënohet 27-vjetori i Radios Kosova e Lirë, zërit të lirisë dhe të rezistencës shqiptare. Kjo radio lindi në kohët më të vështira për popullin tonë dhe u bë burim shprese, informimi dhe guximi për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për mbarë popullin shqiptar.
Radio Kosova e Lirë nuk ishte vetëm një media, por një armë e fuqishme e së vërtetës, që përçoi mesazhin e lirisë, bashkimit dhe sakrificës. Ajo mbajti gjallë frymën çlirimtare dhe i tregoi botës realitetin e luftës së drejtë për liri.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm, kujtojmë me respekt të thellë të gjithë ata që kontribuan në themelimin dhe funksionimin e Radios Kosova e Lirë, veçanërisht ata që dhanë jetën për fjalën e lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: SHKRIM JUBILAR – 27 VJET RADIO “KOSOVA E LIRË” (94.2 FM)

Më 4 janar 1999, në ditë të errëta për Kosovën, u ndez një zë që …