Agim Musliu, i ka quajtur politikanë të sponsorizuar nga BIA, Aleksandar Arsenijeviqin dhe Stefan Velkoviqin

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Agim Musliu, i ka quajtur politikanë të sponsorizuar nga BIA, Aleksandar Arsenijeviqin dhe Stefan Vellkoviq nga partia Demokracia Serbe, të cilët u ndaluan dhe më pas u liruan nga Policia e Kosovës. Ata punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të angazhuar nga autoritetet kompetente, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste, që krijojnë nxitje dhe urrejtje si “Severna Brigada” e të tjera, të cilat ishin në shesh afër urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut. Sipas Musliut, dy politikanët serb në veri vazhdimisht provokojnë incidente për të krijuar trazira fiktive në Kosovë. Këta dy individë, duke u përpjekur të krijojnë incidente destabilizuese në veri të Kosovës për të penguar integrimin e vendit, sulmuan punëtorët që ishin kontraktuar për rilyerjen dhe pastrimin e grafiteve raciste dhe nacionaliste antishqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …