Agim Shahini: Mbyllen 400 biznese në Kosovë në tre muajt e parë të këtij viti

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, njoftoi  se në tre muajt e fundit janë mbyllur rreth 400 biznese, duke theksuar një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar, ku janë hapur 2800 biznese, por 300 më pak se vitin e kaluar. Duke folur për shkakun e kësaj situate ai foli për humbjen e fuqisë në tregun konkurrues, konkurrencën jo të drejtë, mungesën e mbështetjes financiare dhe interesin bankar të lartë në Kosovë krahasuar me Evropën. Mungesa e punëtorëve dhe investimeve në disa sektore ka ndikuar në rritjen e numrit të bizneseve të mbyllura. Shahini gjithashtu shprehu shqetësimin e tij për rritjen ekonomike të Kosovës, duke theksuar se, megjithatë, GDP-ja për kokë banori mbetet e ulëta në rajon krahasuar me vendet e tjera. Ai gjithashtu informoi për një trend të rritjes së investimeve nga bizneset kosovare jashtë vendit, duke përmendur se rreth 100 milionë euro janë investuar jashtë Kosovës vitin e kaluar për shkak të kushteve më të favorshme dhe sigurisë më të mirë për biznesin.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …