Dështimet për zgjidhjen e përdorimit të dinarit, rrisin presionin për një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë

As dje në takimin e fundit në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nuk kanë gjetur zgjidhje për çështjen e dinarit. BE-ja nuk ka dhënë detaje nëse zgjidhja e kësaj çështjeje është parakusht për takimin mes liderëve, pasi ekziston  një presion për implementimin e marrëveshjes bazike. Duke paraqitur qëndrime të ndryshme dhe me gjasat për një pajtim të ulët për këtë çështje, takimi mes liderëve vlerësohet si i domosdoshëm, jo vetëm për dinarin, por edhe për përmbushjen e detyrimeve të tjera të marrëveshjes së arritur. Sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa edhe pse Kurti dhe Vuçiq nuk kanë takuar njëri-tjetrin që prej shtatorit të kaluar, një takim i tyre për të adresuar vetëm çështjen e dinarit nuk do të ishte i mjaftueshëm për të zgjidhur problemet e mëdha mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …