Agim Shahini

Agim Shahini: Raportet ndërkombëtare tregojnë se Kosova është më e varfra dhe se paga minimale është më e ulëta

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se raportet ndërkombëtare tregojnë se Kosova është më e varfra dhe se paga minimale është më e ulëta. Ai ka shtuar më tutje se nëse rritet paga minimale dhe bizneset nuk mund të paguajnë, atëhere ekziston rreziku se ato kalojnë në informalitet ose edhe një pjesë e tyre mbyllen. “Ne nuk duhet t’i ngarkojmë bizneset, sepse gjithmonë paga minimale është duke u folur për sektorin privat dhe Qeveria e Kosovës nuk mund të rrisë pagë për sektorin privat ose ta zbresë, kur nuk merr pjesë në buxhet. Prandaj lehtë është të premtohet me buxhet të huaj, si rritja e pagës ose diçka tjetër. E rëndësishme është që bizneset janë të vetëdijshme që paga minimale duhet të rritet, por duhet të rriten edhe investimet, prodhimi, qarkullimi, eksporti, investimet dhe fondet që janë ndalur tash e dy vjet nga sanksionet” ka theksuar mes tjerash kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, kanë rënë 41 dëshmorë në krye me Mujë Krasniqin

Më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, një formacion …