Agim Veliu

Agim Veliu: Askujt nuk i jap llogari për mendimet e mia pasi që nuk jemi në Korenë veriore të Kim Jungut

Ministri i Brendshëm i shkarkuar, Agim Veliu, në reagimin e tij ka thënë se nuk pranon asnjë vërejtje për deklaratën, sepse fjala e lirë është e garantuar dhe mendimi im po kështu  është i garantuar. Unë e kam mendimin tim, pavarësisht se çfarë mendon Kurti. Unë nuk i nënshtrohem vendimit të tij asnjëherë”. Ai duhet ta dijë se nuk po qeveris në një sistem totalitar që veç një njeri duhet të flasë e të tjetër t i duartrokasin, pasi që nuk jemi në Korenë veriore të Kim Jungut. Jemi duke jetuar në një vend demokratik ku është e drejtë e secilit të japë mendimin e kur merren vendimet, ato zbatohen. Deri të merren vendimet, unë kam të drejtë ta jap një mendim, çfarëdo që dua dhe konsideroj që është i duhur mendimi i tillë, ka saktësuar ministri i shkarkuar, Agim Veliu.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci

Lulzim Peci: Kosova nuk ka aleancë me asnjë shtet, as me SHBA-në, as me Shqipërinë

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka hedhur dritë mbi një keqkuptim të shpeshtë në …