Agim Veliu

Agim Veliu: Kurti refuzoi planin e Policisë për ndërhyrje në veri

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti kishte refuzuar kërkesën e tij për të dërguar Policinë e Kosovës në veri. Veliu ka thënë se Policia e Kosovës kishte përgatitur një plan të detajuar për ndërhyrje, por ky plan nuk është pranuar nga kryeministri. “Jo unë, por Policia e Kosovës e ka pasur planin e detajuar për ndërhyrje, dhe Albin Kurti nuk e ka pranuar”, ka thënë Veliu.  Ai ka shtuar se arsyetimi i Qeverisë ishte se veprimi mund të shkaktonte “telashe”, duke i referuar marrëdhënieve me Serbinë dhe situatës në veri si justifikime të pavlefshme. Sipas Veliut, aksioni ishte i ndarë në dy plane: njëri për veriun dhe tjetri për lojërat e fatit në kufi. “Të dy planet kanë qenë të përgatitura dhe të detajuara. Njëri është plani për veriun, tjetri për lojërat e fatit. Të dyja ia kam kërkuar dhe Albin Kurti, në njëfarë forme, nuk e ka pranuar asnjërën”, ka deklaruar ai. Agim Veliu u shkarkua nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme në mars të vitit 2020, pas deklaratave kundër qëndrimit të qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme gjatë pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Ngërçi politik rrezikon fondet ndërkombëtare për Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësim të thellë për krizën institucionale …