Agim Veliu: Vetëm ata që janë të çmendur nuk i përgjgjigjen ftesës së kryetarit të vendit për konsultime

Agim Veliu: Vetëm ata që janë të çmendur nuk i përgjgjigjen ftesës së kryetarit të vendit për konsultime

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka deklaruar se vetëm ata që janë të çmendur nuk i përgjgjigjen ftesës së presidentit, duke shtuar kështu se ata do t’i japin përgjigje presidentit edhe për mundësinë e krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse. “Kur të kemi ftesë ne sigurisht do të i përgjigjemi presidentit, nuk kemi asnjë arsye mos me iu përgjigj ftesës, vetëm ata që janë të çmendur bëjnë veprime kundërkushtetuese dhe nuk i respektojnë institucionet e shtetit, ata që janë të çmendur dhe nuk janë të përgatitut me udhëheqë me institucionin. Është normale që në këtë situatë presidenti me i bë të gjitha përpjekjet me e tejkalu këtë situatë. Ato janë çështje të presidentit, LDK-ja në momentin që merr ndonjë ftesë për takim, ajo i ka organet e saj, i shqyrtojmë dhe i japim përgjigjen kryetarit”, tha Agim Veliu, ish ministër i Brendshëm i shkakrkuar nga kryeministri në largim, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …