Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Diaspora shqiptaro-amerikane shpresë për shqiptarët

  1. “Diplomacy, Development and Defense: Diaspora” (Diplomacia, Zhvillimi dhe Mbrojtja: Diaspora), ka shënuar një ndryshim historik në pikëpamjet e Agjencisë së Emigrantëve Global.

Inciativa e SHBA për Diasporën Globale në fakt ishte angazhim për nismën e “IDEA”-International Diaspora Engagement Alliance (Aleancës për Angazhim të Diasporës Ndërkombëtare), që shënon një ndryshim historik në pikëpamjet e qeverisë amerikane për emigracionin global. Udhëheqësit e komuniteteve nga diaspora amerikane duhet angazhuar për të ndihmuar vendet e origjinës në kalimin e tyre në demokraci.

  1. Platforma nga këndi individual i një shqiptaro-amerikani

Në një korespondencë letrash që kisha/kam me miqë shqiptaro-amerikan, pa dashje kam shfrytëzuar informacione të publikuara, jo plotësisht të verifikuara, dhe meqë ato munde të keqkuptoheshin nga publiku i tërhoqa, sepse nuk kisha evidencë të mjaftueshme paraprakisht. Çasja elokuente dhe vokabulari akademik lidhur me temën e shtjelluar më bëri të them… “Vow”. Meqë shumëçka e shkruar qëndron (kam hjekur ca detaje, të cilat fuqizojnë argumentet e paraqitura, por nuk janë me interes për publikun)

Tekstin e shkruar dhe të përshtatur nga anglishtja (amerikane) në shqip e kam quajtur si platformë meq shprehë opinionin e bashkëbiseduesit për shqiptarët si komunitet i rëndësishëm në SHBA.

Ne si shqiptarë kemi përgjegjësi para publikut veçanërisht në qoftë se ne ekspozohemi në forume publike për t’u treguar njerëzve tanë dhe njerëzve tjerë që jemi të fortë dhe të mbushur me krenari, dinjitet dhe shpresë për një Shqipëri më të mirë. Jo të hedhim poshtë njëri tjetrin ose të krahasohemi me atë që dikush tha në lidhje me një imazh të paqenë, por që tangon  në raport me publikun. Kjo që them është shumë më e madhe se sa unë, ka të bëj me Shqipërinë e bashkuar dhe shpresën !!!! Shpresë për vendin tonë dhe për të ardhmen e shqiptarëve. Atë që flas, ashtu edhe mendoj, nuk është  gënjeshtër as ekzagjerim. E dua vendin tonë dhe dua që shqiptarët të bashkohen pa marrë parasysh dallimet dhe të mos lëndojnë njëri-tjetrin, apo të shkojnë kundër njëri-tjetrit, kurrë. Ndiqni hebrenjtë se si ata punojnë së bashku, ndihmojnë njëri-tjetrin në çdo mënyrë, për atë ata kanë forcë dhe sukses.

 Ju lutem kuptoni ne kemi një detyrim dhe ne jemi ata që duhet të kemi kujdes si shprehemi në forume publike për t’i dhënë vendit tonë forcë uniteti dhe besim në të ardhmen e vendit. Unë shpresoj se tani me respekt reciprok do ta kuptojmë njëri tjetrin për të ardhmen e  Shqipërisë së bashkuar, ashtu që populli të këtë suksese financiare. Jam duke shpresuar dhe duke u lutur që vuajtjet e fëmijëve tanë të ndalen, dhe ata kanë një shansë të mirë për t’u arsimuar dhe të jetojnë mirë sikurse familjet amerikane, sepse ata meritojnë këtë gjithashtu..

  1. Tash për tash shqiptarët siç janë të shpërndarë nuk shfrytëzojnë maksimalisht mundësitë që ua ofron demokracia perëndimore, ngase sa më e fuqishme që është mërgata shqiptare aq më i fuqishëm do të jetë vendi nga ata vijnë. Shumë organizata lobiste në Amerikë kanë shfrytëzuar këtë mekanizëm për të lobuar në institucionet financiare, duke bërë marketing të pëlqyeshëm për turizmin, kulturën, ushqimin… Ka një gabim të madh në të kuptuarin e realitetit në “diasporë”, meqë qeveritë në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe subjektet politike “diasporën” e kanë kuptuar si vend ku mund të grumbullohen eurot e dollarët pa asnjë kundërshpërblim, pra mërgata deri më tash realisht është shfrytëzuar, duke instrumentalizuar ndjenjat emocionale të shqiptarëve të cilët janë të pajisur me shtetësi, jo nga vendi ku e kanë realisht origjinën.. Organizimi më i mire i “diasporës” do të sillte mirëqenie, nuk është kohë e shitjes së patriotizmit me fjalë por e veprimit konkret. Krijimi i zyrave të biznesmenëve, jo vetëm vendet e tubimit vend e pa vend, do të ishin vende adekuate ku do të adresoheshin të gjitha problemet, në mungesë të mjeteve buxhetore do të shërbenin këshillat e kohë pas kohëshme të biznesmenëve, dhe njerëzve të njohur në publik të japin kontribut në harmoni me ligjet pozitive të shtetit ku janë të locuar qytetarët me origjinë shqiptare. Kështu pra realisht do të ndikohej fuqishëm në lobimin për nënshkrimin e ujdive, marrëveshjeve dhe kontratave të mëdha në biznes, duke shfrytëzuar përparësitë që ofron integrimi institucional për një prani më të madhe të shqiptarëve të cilët i kanë ndarë padrejtësisht në Ballkan, por jo edhe në Perëndim, dhe jo në Amerikë. Duke komunikuar do të njihen më shumë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Amerikë, e gjetiu nëpër botë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …