Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Lajmi “portretizues” i një vizite protokolare, bardh e zi

(Joe Biden: Don’t tell me what you value, tell me your budget! Mos më tregoni çka ju vlerësoni, më tregoni buxhetin tuaj!)

Komuniteti shqiptaro-amerikan, është dëshmuar para opinionit amerikan si një komunitet i zellshëm dhe mirë i organizuar, i cili ka tejkaluar caqet e një përfaqësimi lokal, ngase ata, shqiptaro-amerikanët që flasin shqip, apo anglisht, por edhe të dyjat, kanë akumuluar bagazh respektabël intelektual në Univerzitetet amerikane, prandaj çdo nismë e tyre përshëndetet, jo vetëm nga shumica e shqiptarëve në Amerikë, por edhe e komuniteteve tjera etnike,  angazhim që u ka rënë në sy zyrtarëve amerikan ne Michigan. Kjo është dëshmia më e mirë se përmes tyre dhe shumë organizimeve festive  përcillet mesazhi i paqes, por edhe i paknaqësisë nëse bie ndesh me rregullat e demokracisë dhe nëse shkilen në mënyrë permanente të drejtat institucionale kolektive të shqiptarëve dhe të tjerëve në Ballkan.

Ardhja e kryeministrit të Kosovës në Detroit, ka zgjuar një interesim të madhë, jo vetëm të mediave lokale, por edhe te komunitetit shqiptaro-amerikan, që karakterizohet me dallime partiake, krahinore, por edhe fetare, që në jetën e përditshme janë të papërfillshme, ngase lidhjet e mëhershme të emigrantëve të vjetër kanë zbutur plasaritjet e brendshme.Ata takohen në klube, restorane, por edhe në studiot televizive. Duke mos njohur këtë realitet mediat në Kosovë, por edhe zyra e kryeministrit, sigurisht me qëllim promovues, apo duke dashur ta shprehin ekzaltimin “fëmijërorë”, vizitën e kanë paralajmëruar si një peligrenazhë të kryeministrit me kollare, në dukje, por me mesazh tjetërfare, të një misionari fetar që është nisur ta vizitojë grixhën me bastunin e bariut. Nuk di si do të kuptohet ndryshe vizita, të cilës i jipet më tepër karakter bombastik fetar, duke prekur padashje ndjenjat e komunitetit shqiptaro-amerikanë, me disa besime, ashtu siç e ka përshkruar, portretin e malsorit, Poeti i mërgimit Zeqir Gërvalla:

PORTRETI I NJË MALSORI

Në shpinë – një barrë

Në kraharor – një varrë

Në sy – një lot

Në zemër – barot…

Këmbëzbathur ecën

Rrugës zikzake të malit:

“A t´ja zë pritën hasmit –

A t´i blej abetare djalit?“

Pra, vetë vizita ishte e shpërqëndruar nga realiteti faktik, por edhe gjenetik, i një gjaku dhe një flamuri kombëtarë, për të cilin ishte organizuar manifestimi. Thënë të drejtën manifestimi u mendua të kishte ngjyra mbarëkombëtare të një thirrjeje unike: Shqiptarë, kudo që jeni, të bashkuar anë e mbanë: Urime festa kombëtare dhe 108 vjetori i valimit të flamurit kombëtarë, pas pesë shekujsh robëri, të ngritur nga dora e Dedë Gjo Lulit. Dita e Flamurit ( 6 Prilli i vitit 1911)- Dita kur ne Bratile te Deçiqit, malësorët ngritën për herë të parë flamurin e Kastriotit pas 5 shekuj robëri. Kjo datë e rëndësishme historike i parapriu dhe përputhej me përvjetorin e pavaresisë së Shqipërisë. Por për habi të të gjithëve nuk ndodhi ashtu. Ftesa dhe manifestimi i paralamëruar, por edhe programi i vizitës ishte një konfesionale. Çuditërisht foli dollari, ai që të fton dhe i paguan shpenzimet merr të drejtën ekskluzive të përcaktimit të orarit të takimeve dhe të vizitave, e ngjashme me atë të pjesëmarrjes së yjeve të estradës shqiptarë, të cilët këndojnë sipas shijes së publikut, sepse ata kanë paguar biletën me u kënaqë, duke harruar faktin se ai është kryeministër që përfaqëson vendin zyrtarisht dhe të gjitha komunitetet…

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …