Agjencia Rregullatore Federale gjermane pezulloi procedurën e certifikimit për gazsjellësin nënujor ”Nord Stream 2”

Agjencia Rregullatore Federale gjermane pezulloi procedurën e certifikimit për gazsjellësin nënujor ”Nord Stream 2”

Agjencia Rregullatore Federale gjermane pezulloi  procedurën e certifikimit për gazsjellësin e diskutueshëm nënujor i projektuar për të sjellë gazin rus në Gjermani dhe në Evropë. “Pas një ekzaminimi të plotë të dokumentacionit, Bundesnetz agentur arriti në përfundimin se certifikimi i një operatori të gazsjellësit, do të ishte i mundur vetëm nëse ky operator do të ishte i organizuar në një formë juridike sipas ligjit gjerman”, deklaroi  agjencia në një deklaratë. Ajo shpjegoi se një filial i krijuar për të administruar pjesën gjermane të gazsjellësit nuk i plotësonte kushtet për të qenë një “operator i pavarur transmetimi”. ”Derisa asetet kryesore dhe burimet njerëzore të jenë verifikuar, procesi i certifikimit do të pezullohet”, theksoi agjencia.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …