leoni

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Diabetit

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar Ditën Botërore të Diabetit. Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me AQH dhe me IRSHP në Gjilan. Me këtë rast një ekip i QKMF-së në qendër të qytetit të Vitisë, ka shpërndarë fletushka informative mbi këtë sëmundje si dhe kanë bërë matjen e sheqerit në gjak. Me këtë rast ekipin i cili po merrej me këtë aktivitet e kanë vizituar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Valentina Mehmeti. Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli – Halili potencoi se kjo komunë po vazhdon me shënimin e ditëve të ndryshme të shëndetësisë me qëllim që qytetarët vitias të njoftohen rreth sëmundjeve të ndryshme dhe parandalimin e pasojave. Ajo gjithashtu pati edhe disa këshilla për personat me diabet.” Këshillojmë pacientet me diabet që të kontrollojnë peshën e tyre, të bëjnë kufizimin e sheqernave të rafinuara si dhe të rrisin konsumin e sasisë së fibrave në dietë dhe të këshillohen me mjekun.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …