Komuna e Rahovecit fiton grant 137,974€ nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ

Komuna e Rahovecit fiton grant 137,974€ nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ. Ky grant vjen pasi ka përfunduar procesi final i vlerësimit të komunave në Republikën e Kosovës për Grantin e Performancës “Mjedisi i Pastër”, me vlerë prej 137,974€ nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ-in. Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, për fitimin e këtij granti ka falënderuar zyrtarët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, zyrtarët komunal për mjedis, për mbulueshmërinë e menaxhimit të mbeturinave si dhe kompanitë vullnetare dhe kompanitë e kontraktuara për mbledhjen e mbeturinave. Fitimi i këtij granti ka përfshirë shumë kritere, duke u nisur nga zbatimi i legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbeturinave, hartimi dhe miratimi i planeve menaxhuese të mbeturinave, zbatimi i udhëzimit për ndëshkime me gjoba mandatorë, eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave, krijimi dhe mirëmbajtja e zonave të gjelbra, ofrimi i shërbimeve cilësore në fushën e menaxhimit të mbeturinave, mbledhja dhe riciklimi i tyre etj. Urime qytetarëve të komunës së Rahovecit për grantin, vazhdojmë bashkë ta bëjmë Rahovecin komunë ekologjike.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …