Agjencia Shtetërore e Arkivit të Kosovës, filloi realizimin e projektit për regjistrimin e sasisë së lëndës arkivore që gjendet te fondkrijuesit

Javën e kaluar, Agjencia Shtetërore e Arkivit të Kosovës, filloi realizimin e projektit për regjistrimin e sasisë së lëndës arkivore që gjendet te fondkrijuesit. Realizimin e këtij projekti e ndihmoi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke siguruar 6 makina për 6 arkivat ndërkomunale, zyrtarët e të cilave, nën moton ,,Të shkojmë te çdo gurrë”, brenda dy muajve, do të vizitojnë çdo fondkrijues dhe do të mbledhin shënimet e duhura për sasinë, moshën dhe kushtet e ruajtjes së dokumentacionit nga secili fondkrijues, qoftë ai dhe në vendbanimin më të largët. Fillimi dhe realizimi i këtij projekti, siç duket, ka gjetur mirëkuptimin e drejtorëve të shkollave, njëra prej të cilave, SHFMU ,,Ilaz Thaçi” në Han të Elezit e ka bërë publike përmes rrjetit të FB-it. Fillimi i mbarë, gjysma e punës. Kjo punë s’mund të bëhet pa ndihmën e drejtuesve të institucioneve që kanë statusin e fondkrijuesit. Prandaj, Arkivi i Kosovës, do t’i jetë mirënjohës secilit drejtor shkolle dhe drejtuesi të institucioni tjetër që është fondkrijues për bashkëpunimin dhe ndihmën që do të ofrojnë për realizimin e këtij projekti. Gjithashtu, jemi të bindur se kjo do të ndikojë në rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit për rëndësinë e ruajtjes së dokumentacionit arkivor dhe zbatimin e detyrimeve ligjore që ka secili prej nesh, në fazat e ndryshme të ekzistencës së dokumentit, duke filluar prej momentit të krijimit e deri te digjitalizimi i tij si punë moderne që tani më e ka imponuar zhvillimi i përgjithshëm teknologjik.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …