Brickos

Kryetari Shehu pjesë e vizitës studimore në Turqi organizuar nga AKK, GIZ

Organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovë në bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim GIZ, është organizuar vizitë studimore në Turqi për lansimin e procesit për menaxhimin e integruar të mbeturinave. Pjesë e kësaj vizite i ftuar ishte edhe kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi shehu, Komuna e Junikut ka bashkëpunim te ngushtë me GIZ-in dhe MPH në procesin e menaxhimit te mbeturinave. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në te ardhmen e sidomos në menaxhimin e integruar të mbeturinave. Kryetaret e komunave ne kuadër të kësaj vizite studimore kanë vizituar Komunën  Bagcilar, ku kanë vizituar fabrikën e ndarjes së mbeturinave të paketimit të një qarku që mbulon afro 750 mijë banorë. Kurse gjatë vizitës së komunës Metropolitane të Stambollit, Kryetarët e Komunave kanë vizituar Kompaninë e Industrisë dhe Tregtisë së Menaxhimit Mjedisor të Stambollit. Gjithashtu kanë vizituar Komunën e Pendikut , qendrën e ndarjes së mbeturinave të paketimit në komunën e Pendikut.

Mund të jetë një imazh i 15 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …