Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri i Lirisë, në kuadër të aktiviteteve të platformës “LIRIA KA EMER“, njofton familjet e Dëshmorëve, bashkëluftëtarët dhe të gjithë të interesuarit se të mërkurën më 9 shtator 2026, në ora 19:00, në Jezerc – te shkolla “Skënderbeu”, që të mblidhemi së bashku në përkrahje të lirimit të bashkëluftëtarëve tanë që padrejtësisht po mbahen në Hagë.

NJË LUFTË, NJË KUJTESË, DREJTËSI

Do të jetë një mbrëmje për të evokuar kujtimet e luftës dhe sakrificën për liri, pranë një zjarri të ndezur, i cili simbolizon zjarrin e luftës dhe qëndresën për lirinë e Kosovës.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të jemi bashkë.

Për kujtimin e atyre që ranë.

Për nderin e luftës sonë.

Për të vërtetën.

Për drejtësinë.

Për bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ftohen të gjithë bashkëluftëtarët e Zonës Operative të Nerodimës që të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje, thuhet në njoftimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Ferizaj.

.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mirëpriti pjesëmarrëset e “Miss Freedom of the World 2026”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mirëpritur sot pjesëmarrëset e edicionit ndërkombëtar “Miss …