Agjencitë e OKB-së rishikojnë kushtet e azil-kërkuesve në Kosovë

Agjencitë e OKB-së rishikojnë kushtet e azil-kërkuesve në Kosovë

Informatë e përbashkët për media nga IOM, UNHCR, UNICEF

Prishtinë, 10 korrik 2020 – Drejtuesit e agjencive të OKB-së në Kosovë ritheksojnë se azil-kërkuesit, refugjatët dhe migrantët duhet të përfshihen në mbrojtjen shëndetësore të ofruar nga institucionet.

Sot, përfaqësuesit e UNHCR-së, Agjencia e OKB-së për refugjatët, IOM-it, Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, dhe UNICEF-it, Fondi i OKB-së për fëmijët, zyra në Prishtinë, vizituan azil-kërkuesit për të vlerësuar situatën e tyre, në qendrat e azilit: në Magurë, komuna e Lipjanit dhe në Vranidoll, Komuna e Prishtinës.

Të pranishëm në vizitë në qendrat e azilit ishin Erol Arduç, drejtues i misionit të UNHCR-së, Anna Rostocka, drejtuese e misionit të IOM-it dhe Murat Sahin, drejtues i zyrës i UNICEF-it në Kosovë.

Ata, u informuan nga përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe të qendrave të azilit përkitazi me kujdesin dhe shërbimet e ofruara për azil-kërkuesit. Aktualisht, janë 83 azil-kërkues në Kosovë, prej të cilëve 8 gra dhe 13 fëmijë.

Këtë vit, 803 persona, prej të cilëve 85 gra dhe 120 fëmijë kanë aplikuar për azil, por shumica janë larguar nga Kosova pas aplikimit për azil.

Sidoqoftë, jo të gjithë, të cilët arrijnë në Kosovë bëjnë kërkesë për azil. Migrantët, të cilët nuk bëjnë kërkesë për azil nuk kanë të drejtë në akomodim në qendrat ekzistuese të pritjes dhe shpeshherë qëndrojnë në mjedise jo të përshtatshme, në rrugë apo në banesa të stërmbushura, të cilat shfrytëzohen nga rrjetet e kontrabandimit, të cilat i vënë ata në rrezik të lartë të eksploatimit dhe abuzimit.

Drejtuesi i misionit të UNHCR në Kosovë, Erol Arduç, tha se “të gjithë, duke përfshirë refugjatët dhe azil-kërkuesit mund të kontribuojnë në shoqëri. Integrimi i tyre në shoqëri është i rëndësishëm pasi që ata sjellin me vete edhe shkathtësitë e tyre”. Solidariteti me azil-kërkuesit e refugjatët është pjesë e një bote gjithpërfshirëse; ne, po i vizitojmë ata për të treguar se qëndrojmë me ta gjatë gjithë krizës së pandemisë”, shtoi Arduç.

Anna Rostocka, drejtuese e misionit të IOM-it, tha se “IOM po qëndron në solidaritet me migrantët, duke mbështetur autoritetet dhe vendim-marrësit e tjerë në përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19. Me përhapjen e COVID-19, situata e migrantëve, veçanërisht e atyre me status të migrimit të parregullt, po bëhet akoma më sfiduese dhe kërkon veprime urgjente për të siguruar mbrojtjen e tyre dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre”. Migrantët, duhet të kenë qasje në informacione të besueshme dhe të sakta, si dhe shërbime thelbësore, duke përfshirë edhe kujdesin shëndetësor”, shtoi ajo.

Murat Sahin, drejtues i UNICEF në Kosovë, tha se “fëmijët migrantë janë subjekt i rrezikut të lartë në vazhdimësi si pasojë e ndarjes së tyre nga prindërit, abuzimit fizik dhe emocional, neglizhencës dhe shfrytëzimit. UNICEF-i po bashkon forcat me UNHCR-në dhe IOM-in për të mbështetur fëmijët migrantë dhe refugjatë dhe familjet e tyre me përgjigje të menjëhershme në lidhje me COVID-19, dhe për të ndërtuar një sistem efektiv për të mbrojtur të drejtat e tyre sipas konventës të OKB-së në të drejtat e fëmijës dhe standardeve ndërkombëtare të mbrojtjes”.

Gjatë vizitës, drejtuesit e UNICEF-it, IOM-it dhe UNHCR-së, po ashtu patën mundësinë të takohen me persona dhe familje, të cilat përballen me shumë sfida, e veçmas tani gjatë situatës aktuale me pandeminë.

Drejtuesit e agjencive të OKB-së panë se kërkesat e njerëzve në lëvizje, refugjatëve dhe migrantëve janë të shumta. Ata, ritheksojnë se azil-kërkuesit, refugjatët dhe migrantët duhet të përfshihen në mbrojtjen shëndetësore të ofruar nga institucionet.

UNICEF, IOM dhe UNHCR në Kosovë punojnë ngushtë mes vete në mbrojtjen e atyre që janë më të rrezikuarit, fëmijët, gratë, azil-kërkuesit, refugjatët dhe migrantët.

Për më shumë, ju lutem kontaktoni:

 

UNICEF, Dafina Zuna, Zyrtare për komunikim dhe partneritete, email: [email protected]

 

IOM, Dren Berishaj, Zyrtar për komunikim, email: [email protected]

+383 38 600 521, 522, 523

 

UNHCR, Shpend Halili, Zyrtar për komunikim, email: [email protected]

+383 038 241 509, + 383 45 286 862

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …