Agon Maliqi: Zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, shënuan rikthimin e partive opozitare të nivelit qendror

Agon Maliqi kritikon Osmanin: Zyra e presidentes është kthyer në mjet politik personal

Analisti politik, Agon Maliqi, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pas dorëzimit të komenteve të saj në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ankesën e deputetëve të Listës Serbe për procedurën e zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit. Maliqi tha se Osmani ka qenë nën nivelin e detyrës gjatë krizës politike dhe institucionale, duke e kthyer zyrën e presidentes nga një institucion unifikues në një mjet politik personal. “Nëse dikush po e përdor pozitën e nënkryetarit të Kuvendit si veto për themelimin e institucioneve, atë po e bën shumica shqiptare, sepse serbët po i nominojnë kandidatët e tyre. Presidentja këtë vit ka qenë absolutisht nën nivelin e detyrës, duke e kthyer zyrën e unifikuesit të popullit në mjet politik personal. Nëse mendon se me këto manovra partizane do të sigurojë mbështetje për mandat të dytë, i ka bërë vetes antireklamën më të madhe të mundshme”, ka thënë Maliqi. Ai shtoi se ky veprim e dëmton rëndë kredibilitetin e institucionit të presidentit, i cili duhet të jetë mbi interesat partiake.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …