Agron Xhemajli: VETËM GODINAT SHTETËRORE JANË TË POPULLIT – JO EDHE ATA QË ULEN BRENDA TYRE!

“Nuk u hidhërova me ujkun që m’i hëngri delet, por me qentë e mi që hanin bashkë me të.” (Popullore shqipe).

Kjo që po ndodhë qe më shumë s enjë vit rreth krizës institucionale, nuk është më luftë për pushtet por është operacion kundër shtetit. Është kështu sepse kjo nuk është krizë origjinale por artificiale e krijur, jo e ardhur nga mungesa e zgjidhjeve.

Presidentja dhe Kryeministri po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve përsëri e përsëri. Në minutat e fundit të afatit për zgjedhjen e Presidentit, pushteti hap debat për ndryshime kushtetuese, duke e zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësia që ka.

Opozita, në seancën e 5 marsit, në vend se të kërkojë nga pushteti kandidaturat për Presidentin u fut në lojën e rrezikshme të tij për shkaurje në zgjedhje të sërishme.

Edhe më e madhe ironia e tallja me krejt popullin, kur në të njejtën ditë, paradite flasin për Adem Jasharin, e pasdite e rrënojnë shtetin. Është një fyerje e rëndë kur ata që me veprimet e tyre e dëmtojnë shtetin, dalin dhe flasin për heroizmin e Adem Jasharit. Akoma më e rëndë është heshtja e atyre që shohin këtë dhe nuk reagojnë.

Lavdërohet Adem Jashari me fjalë, ndërsa në praktikë të rrënohet shteti për të cilin ai dhe familja e tij sakrifikuan gjithçka.

Pas kësaj goditjes shumë të rëndë ndaj shtetit, do të fillojë loja e akuzave mes Presidentes dhe Kryeministrit kryesisht, po edhe tjerëve, për të shëprnda fajin. Atë e kanë të gjithë së bashku! Këto “përplase” bajate mes tyre, janë përpjekje për të fshehur përgjegjësinë e përbashkët. Me skanrin e Presidentes dhe Kryeminsitrit, prej më shumë se një viti, vendi është lënë pa institucione funksionale. Akuzat përdoren për të ruajt kontrollin e tyre, pa lënë hapësirë që njerëzit ta kuptojnë se kush çfarë përgjegjësie mban.

Në një situatë të tillë, opozita normalisht do të duhej të merrte rolin e demaskimit të kësaj loje të pushtetit. Por ajo nuk po e bën këtë detyrë. Me heshtjen dhe pasivitetin e saj, opozita po bëhet pjesë e fajit.

PDK dhe AAK kanë vota të mjaftueshme në Parlament për ta detyruar pushtetin të funksionojë sipas rregullave, dhe për ta bllokuar kur ai i shkel ato. Por as këtë nuk e bëjnë. Në këtë mënyrë, barra e përgjegjësisë shpesh duket edhe më e rëndë mbi opozitën sesa mbi pushtetin. Pushteti e ka shpallur hapur platformën e tij kundër shtetit, ndërsa opozita derisa deklaron se po e mbron shtetin, pse rri duarkryq? Pse tolerohen dëmet e vazhdueshme ndaj shtetit? Pse nuk përdoren mjetet politike, institucionale së paku po pse jo edhe jashtinstitucionale, për ta ndalur këtë rrezik të madh?! Ky qëndrim – nga apatik deri bashkëpunues, i opozitës nuk ka emër tjetër përveç bashkëfajësisë.

Nëse votat që ka opozita, ato të PDK-së dhe AAK-së, sepse LDK është dëshmuar si aleate e pushtetit, do të viheshin në shërbim të interesit të popullit, pushteti në Parlament do të bllokohej plotësisht. Opozita do të ishte ajo që do të diktonte rregullat e lojës, jo qeveria. Asnjë ligj dhe asnjë vendim nuk do të mund të kalonte pa kushtëzime të qarta. Por kjo nuk po ndodh. Përkundrazi, në shumë raste opozita jo vetëm që e toleron pushtetin, por edhe e ndihmon atë në veprime të rënda që dëmtojnë shtetin.

Në një situatë të tillë, mbetet vetëm një faktor që mund ta ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve: reagimi i qytetarëve. Populli nuk ua ka dhënë sovranitetin që ta shkatërrojnë shtetin.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Sylejmani: Selia e BDI-së në Tetovë definitivisht është Seli Heroinë moderne shqiptare!

Selia e BDI-së në Tetovë definitivisht është Seli Heroinë moderne shqiptare! Pa asnjë dyshim është …