Isufi

Ahmet Isufi: Mund të zhvillohen bisedime për shkëmbim territoresh, vetëm pas njohjes së shtetit tonë nga Serbia

Edhe pse kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon ta quajë të rrezikshme idenë e shkëmbimit të territoreve, deputetë të kësaj partie kanë thënë se Serbia duhet ta njohë shtetin e Kosovës dhe pastaj të bisedohet për tema mes dy shteteve. Shefi i Grupit Parlamentar dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi,  ka lënë të hapur mundësinë për bisedime me Serbinë për shkëmbim territoresh dhe tema të tjera, por vetëm pas njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia. “Kosova duhet të vitalizohet si shtet në të gjitha institucionet duhet të jetë e integruar në mekanizmat ndërkombëtare dhe kjo pastaj krijon mundësinë për tema të tjera e sidomos kur kemi parasysh dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Njëherë duhet të jetë njohja reciproke mes dy shteteve, pastaj ka shumë tema të cilat mund të diskutohen ka thënë, Ahmet Isufi.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati i AAK-së, për kryeministër Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Amerikë, theksoi rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara …