Ahmet Qeriqi: Konferenca në Rambuje shtyhet për një afat të caktuar. Vazhdon presioni i faktorit ndërkombëtar si për palën shqiptare ashtu edhe për palën serbe (21 shkurt, 1999)

Ahmet Qeriqi: Konferenca në Rambuje shtyhet për një afat të caktuar. Vazhdon presioni i faktorit ndërkombëtar si për palën shqiptare ashtu edhe për palën serbe (21 shkurt, 1999)

Lajmi kryesor i ditës sot u përhap nga kështjella e Rambujesë në Francë. Bëhet e ditur se për shkaqe tanimë të njohura  ndërmjetësuesit ndërkombëtar të Konferencës e kanë shtyrë afatin e nënshkrimit të projekt-dokumentit, për t iu dhënë kohë palëve të harmonizojnë qëndrimet e tyre përbrenda delegacioneve. Më duket se edhe kjo konferencë po dështon. Ashtu sikurse ka dështuar deri tani do marrëveshje e shqiptarëve me serbë. Bota në perëndim ose nuk e kupton ose bëhet sikur nuk e kupton se shqiptarët dhe serbët kanë të përbashkët vetëm armiqësinë e tyre 12 shekullore. Asnjëherë në historinë e këtyre dy popujve nuk ka pasur miqësi apo tolerancë. Serbët janë ardhacakë dhe pushtues të trojeve shqiptare. E tërë e kaluara ka qenë e përgjakshme dhe gjithmonë e papajtueshme, si në mesjetë ashtu në kohën e turkut, ashtu edhe pas viti 1913 kur diplomacia evropiane pranoi ndarjen dhe aneksimet që u bënë  fqinjët sllavë e grekë, e trojeve shqiptare.

Masakra serb në Reçak dhe të gjitha masakrat e deritanishme sikur u harruan. Tanimë kanë filluar luftimet  dhe priten masakra edhe më të çmeritura.

Flitet se kjo marrëveshje parasheh edhe çarmatosjen e UÇK-së

Nëse ndodh kjo atëherë fare lehtë mund të vijë deri te mos-dëgjesa e komandantëve nëpër zona, pavarësisht se në Rambuje po merr pjesë një delegacion nga SHP i UÇK-së.

Situata e përgjithshme është kaotike. Nëse  detyrohemi t`i dorëzojmë armët, mund të  reprizohet dimri i vitit 1945. Unë për veten time kam besim në katër anëtarët e delegacionit, por me vetë faktin e pranimit për të marrë pjesë në konferencë disa gjëra përkufizohen ndryshe, sepse pjesëmarrja është hyrje në marrëveshje dhe marrje obligimesh.

Diçka e tillë kishte ndodhur edhe në gusht të vitit 1945 në konferencën e Prizrenit. Atje delegatët shqiptarë kishin shkuar me qëllim që të vendosin se do të mbeteshin nën Serbi e Jugosllavi, apo do t` i bashkoheshin Shqipërisë. Nën presion apo me vetë dëshirë, atë ditë u nënshkrua robëria. Tregojnë se sapo ishte kthyer nga Prizreni Rifat Berisha, i cili po ashtu në cilësi të delegatit kishte nënshkruar, ishte takuar me Tahir Berishën, këtu në Berishë.

Tahiri e kishte qortuar Rifatin.

-Më mirë me pasë qëndrue si burrat një ditë, se sa me jetue nën robëri edhe pesëdhjetë vjet, kishte thënë Tahiri.

-E di se kishte qenë më mirë, por pakica nuk mundet kundër shumicës ia kishte kthyer Rifati, i cili dy vjet më vonë do të kundërshtojë hapur robërinë dhe për pasojë do të vritet në Gajrak me katër vëllezërit…

Emisionin e kemi transmetuar me kohë.

Në mbrëmje me Fatmir Dugollin jemi nisur në drejtim të Mrizeve të Berishës, e prej andej në Grykë të Kizharekës.

Më vonë kam shkuar te Elezi meqë aty ishte Ajvaz Berisha dhe disa ushtarë. Kemi biseduar deri natën vonë për probleme të përditshmërisë me theks të veçantë për nevojën e përforcimit të pikave në Zborc, meqë prej andej pritet sërish rreziku. Kemi biseduar edhe për konferencën e Rambujesë…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Masakra, krime dhe marrje peng e popullatës civile nga forcat okupatore. (E martë 27 prill, 1999)

Sot sikur ka filluar të përmirësohet moti. Qysh në mëngjes janë ngritur aeroplanët e NATO-s …