Ahmet Qeriqi: “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës roman i papërsëritshëm në letërsinë shqipe

Ahmet Qeriqi: Me shkrimtarin, Jakov Xoxa, më 5 qershor të vitit 1973, në Apolloni të Fierit

Me shkrimtarin Jakov Xoxa, (në mes), Apolloni, 5 qershor 1973. Studentët e vitit të katërt të Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, gjatë vizitës dyjavore në Shqipëri

(5 qershor 1973)

 

Sot, më 5 qershor 1973, në Apolloni të Fierit, jemi takuar dhe kemi biseduar me shkrimtarin e shquar, Jakov Xoxa, me të cilin edhe jemi fotografuar. Me autorin e romanit “Lumi i vdekur”, njëra ndër veprat më të lexuara në Kosovë, kemi biseduar gjerë e gjatë, gjatë tërë para ditës, duke shëtitur nëpër gërmadhat e qytetit të lashtë të Apollonisë. Xoxe,  me të marrë lajmin për vizitën tonë në Apolloni, kishte hipur në një traktor të kooperativës, të ngarkuar me sanë dhe pa vonuar kishte arritur. Ishim përshëndetur përzemërsisht. Ai u tregua shumë i afërt dhe i dashur me ne. Pa vonuar filloi të na tregojë vendet ku zhvillohet ngjarja e romanit, duke ndaluar sidomos në disa toponime karakteristike. Pastaj kemi vizituar edhe kishën si dhe themelet e gërmadhave, për të cilat ka folur profesor, Damjan Komata. Shkrimtari, Jakov Xoxe na ka lënë mbresa jo vetëm të shkrimtarit, për të cilin shprehim respekt, por edhe të pedagogut të letërsisë, meqë të gjithë ne jemi absolventë të  Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Xoxa na flet për Adilin, Vitën dhe personazhe të tjerë të romanit “Lumi i vdekur” ku ai me mjeshtëri ka paraqitur fatin e nëpërkëmbur të dy familjeve shqiptare, në dy kënde të Atdheut të robëruar,  nga të huajt dhe nga regjimi shtypës i Zogut. Bashkimi i Adilit dhe Vitës, nënkuptonte idenë e bashkimit të shqiptarëve, të paktën kështu komentonim ne,  edhe pse këtë temë nuk e kemi diskutuar hapur, për shkaqe që vetëkuptohen….   

 

Gjatë vizitës në vende të ndryshme të Shqipërisë kemi biseduar në dy apo tri raste  me rektorin e atëhershëm të Universitetit të Tiranës, Osman Kraja, kemi parë edhe Ismail Kadarenë, gjatë një pushimi  në hotel Dajti, por ai  nuk pati kohë, as tregoi interesim  të takohet me ne, edhe pse rrinim shumë afër tij, ndërkohë që ai po bisedonte  me një të uniformuar, sigurisht ndonjë oficer i Ushtrisë së Shqipërisë.

Prej 2 deri më 14 qershor të vitit 1973, shumë nga studentët që po vizitonim Shqipërinë kemi takuar atje edhe të afërm miq dhe farefis, në Tiranë, Durrës, Korçë e gjetkë. Atje kemi takuar edhe rapsodin e mirënjohur, Dervish Shaqa, me origjinë nga Kosova. Unë kam takuar  dhe kemi biseduar disa orë edhe dy shokët e  mi, djalin e hallës, Imer Hysiqin nga Shtimja dhe shokun e tij, Bajram Sadiku nga Reçaku,  të cilët kanë ikur nga Kosova  dhe janë  vendosur në Shqipëri, në dhjetor të vitit 1965. Atje kam takuar edhe  bashkëfshatarin tim, Bali Xhema, që jeton në Tiranë….

(Nga ana ime, nuk kam vërejtur ndonjë përcjellje të veçantë, sikur thuhet nga organet e sigurimit të shtetit, ashtu kam dëgjuar më vonë nga ndonjë koleg, apo sikur shkruan shtypi dhe mediet shqiptare  pas vitit 1990. Që profesorët e nderuar të kishin qenë të tillë, as kam besuar atëherë as besoj tani. Ata ishin intelektualë të shquar të cilët ndjenin përgjegjësi të madhe për interesin e Shtetit, por edhe i gëzoheshin shumë përparimeve në Kosovë, sidomos në aspektin e arsimimit. Sjellja dhe mirëkuptimi i tyre ndaj nesh ishte i nivelit prindëror. Të paktën unë kështu gjykoj).

Shumica dërrmuese e studentëve kemi shprehur entuziazëm, simpati dhe mbështetje për të arriturat në Shqipëri. Kishte në mesin tonë edhe tre katër kolegë, të cilët kishin paragjykime lidhur me zhvillimin shoqëror dhe përgjithësisht sistemin socialist në Shqipëri dhe shpeshherë i shprehin hapur bindjet e tyre para profesorëve, që na shoqëronin.  Ishin shfaqur madje edhe raste skandaloze të injorimit të zhvillimit shoqëror të Shqipërisë, por profesorët e nderuar dhe shumë të dashur si Arqileu, Damjan Komata, Remzi Përnaska e të tjerë, kishin bërë çmos për të mos iu dhënë rëndësi reagimeve të tilla, të cilat në radhë të parë ishin pa vend, por që nuk përfaqësonin  madje as konceptin jugosllav të zhvillimit të shoqërisë. Ata e mbanin veten si liberalë, kozmopolitë…

 

 

Udhëheqës dhe përgjegjës i grupit të studentëve, ishte mr. Murat Blaku.

Studentët e vitit të katërt të Albanologjisë, që kishim vizituar Shqipërinë në qershor të vitit 1973:

Sadete Emrullahu,

Hyrie Shehu,

Kumrie Rugova

Abdullah Nishevci,

Ahmet Qeriqi,

Haxhi Birinxhiku,

Isak Ahmeti,

Bejtush Gashi,

Bejtullah Sokoli,

Emrush Lokaj,

Hysen Çekaj,

Salih Fetahu,

Rexhep Bajraktari,

Emin Kabashi,

Liman Matoshi,

Sheqir Zeneli,

Feriz Seferaj,

Tafil Kelmendi,

Feriz Nuraj,

Zeqir Metaj,

Qamil Maraj,

Isa Nikçi,

Zejnullah Rrahmani,

Nazim Shurdhani

Nebih Bunjaku

Ukë Bashota (Fakulteti Juridik)

 

Gjatë qëndrimit në Shqipëri na shoqëruan, një studente  e historisë nga Tirana, si dhe profesorët: Alqileu, Damjan Kamata, Remzi Përnaska, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …