Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por se do të votojë për kandidatët e PSD-së

Aida Dërguti analizon rritjen e votave të Sveçlës dhe Kusari-Lilës në zgjedhjet e 9 Shkurtit

Opinionistja Aida Dërguti ka analizuar rezultatin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt. Ajo vuri në dukje rritjen e votave për Xhelal Sveçlën dhe Mimoza Kusari-Lilën, duke i ndërlidhur me qëndrimet e tyre ndaj Milan Radoiçiqit. Sipas Dërgutit, Sveçla ka përfituar vota falë aksioneve në veri dhe qëndrimit të tij kundër Radoiçiqit, ndërsa Kusari-Lila ka shënuar rritje të konsiderueshme të votave, pavarësisht se ishte e përfshirë në përgjime me të. Xhelal Sveçla fiton shumë vota për shkak të angazhimit në Mitrovicë, ndërkohë që Mimoza Kusari-Lila, e cila është dëgjuar në përgjime me Radoiçiqin, ka arritur gjithashtu rritje të votave. Në mandatin e kaluar ajo kishte 50 mijë vota, ndërsa tani ka 84 mijë,” deklaroi Dërguti. “Njëra palë do të duhej të penalizohej, por Vetëvendosje ka arritur të kapitalizojë të dy anët e medaljes,” përfundoi Dërguti.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …