Aida Dërguti ironizon dorëheqjen e Liburn Aliut

Analistja politike dhe ish-anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka reaguar me ironi pas dorëheqjes së Liburn Aliut nga posti i ministrit në detyrë të Infrastrukturës. Në një postim të shkurtër në rrjete sociale, ajo ka përdorur një lojë fjalësh për të komentuar situatën politike brenda VV-së. Dërguti ka theksuar se tashmë prej muajsh, si ministrat ashtu edhe kryeministri janë “të dorëhequr” dhe njëkohësisht në detyrë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me një shprehje ironike, ajo ka shkruar: “Dorëheqja e të dorëhequrit, te i dorëhequri.” Reagimi i saj është parë si kritikë ndaj mënyrës se si po menaxhohet pushteti aktual dhe paqartësive rreth legjitimitetit të tij. Dorëheqja e Aliut erdhi pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit, zhvillim që ka shkaktuar debat politik dhe institucional. Dërguti, e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj partisë ku dikur ka qenë pjesë, e ka shfrytëzuar momentin për të ironizuar këtë situatë. Ky reagim pason serinë e komenteve nga opozita dhe analistë që e shohin dorëheqjen e Aliut si sinjal të krizës brenda VV-së.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Bllokada e institucioneve lidhet me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se arsyeja kryesore pse kryeministri Albin Kurti …