Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Aida Dërguti i është adresuar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve (ITU), në lidhje me kodin e ri telefonik që pritet t’i ndahet Kosovës. Ajo i ka kërkuar ITU-së që të jetë e kujdesshme në dhënien e kodit telefonik për Kosovën, duke mos e bërë atë përmes ndarjes frekuencore për vendin tonë nga Republika e Serbisë. Deputetja, Dërguti në letrën e saj ndërlidh faktin se Serbia është përgatitur për këtë skenar, dhe kjo nuk duhet të lejohet nga ITU. “Serbia përdorë një autoritet të tillë për të diktuar politikën e telekomunikacionit, funksionet rregullative dhe operacionale në sektorin e telekomunikacionit të Republikës së Kosovës, të tilla si licencimi, kodet, interkoneksionet, tarifat, etj Kjo është një tjetër arsye pse kodet ndërkombëtare duhet të caktohen nga ITU direkt në Republikën e Kosovës dhe jo të Serbisë”, thuhet ndër të tjera në letrën që Dërguti ka dërguar në adresë të Sekretarit të Përgjithshëm.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					