leoni

Aida Dërguti: VV po e zvarrit me qëllim krizën në Kuvend

Ish-deputetja Aida Dërguti ka komentuar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje po ndjek një kalkulim elektoral për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Dërguti tha se moszgjedhja e nënkryetarit të pestë të Kuvendit nga pakicat serbe është një veprim i qëllimshëm i VV-së. “Me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit u duk se kriza u zgjidh, por hapi i dytë, ku diskutohet për emra të përveçëm të nënkryetarëve, është absurd. Vetëvendosje po tenton ta zvarritë këtë proces me shkelje kushtetuese, për të krijuar terren që zgjedhjet parlamentare të mbahen njëkohësisht me ato lokale”, u shpreh ajo. Dërguti shtoi se me këtë qasje, VV-ja po i bën edhe një favor Listës Serbe. “Duke e problematizuar zgjedhjen e nënkryetarit nga Lista Serbe, VV po e ndihmon këtë parti në zgjedhjet lokale, sepse dihet që votuesit serbë duan përfaqësuesit e tyre, jo dikë të instrumentalizuar nga Kurti”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani: Jana Arsovska të shpallet Persona Non Grata, bashkëpunëtorët e saj të përjashtohen nga skena politike

Ish inspektori i Përgjithshëm Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka shkruar se duhet …