AIP: Të respektohet privatësia dhe të dhënat personale të qytetarëve gjatë Zgjedhjeve Lokale

Agjencia për Informim dhe Privatësi ju ka bërë thirrje partive dhe subjekteve politike që të respektojnë privatësinë dhe të dhënat personale të qytetarëve gjatë Zgjedhjeve Lokale të sotme. Kjo agjenci ka kërkuar që të dhënat të përpunohen vetëm me bazë ligjore, të mos përdoren për marketing politik pa pëlqim, dhe të shmanget ekspozimi apo profilizimi i të dhënave personale. Në njoftimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi thuhet se ofron bashkëpunim dhe thekson rëndësinë e transparencës dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Presidenti i ri i Kosovës në udhëkryq politik – debat për unitetin, mandatin e Osmanit dhe konsensusin e munguar

Kosovës po i afrohet afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, debati politik është …