Aivo Orav: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është shumë i gjallë

Në një kohë kur shumë analistë politikë vlerësojnë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka humbur drejtimin dhe është “klinikisht i vdekur”, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ofron një perspektivë tjetër. Sipas Oravit, procesi i dialogut, i nisur në vitin 2013, është ende i gjallë dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm për të dyja palët. Ai theksoi se angazhimi i Peter Sorensenit dhe mbështetja e përfaqësuesve të BE-së janë shembuj të fuqishëm të angazhimit të vazhdueshëm të Bashkimit Evropian. Orav gjithashtu theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve për procesin e integrimit në BE, ndërsa bëri thirrje për zgjidhjen e çështjeve të hapura si ato të të pagjeturve dhe mbylljen e institucioneve paralele serbe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …