Aivo Orav: Heqja e masave ndaj Kosovës varet nga konsensusi i vendeve anëtare

Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav, deklaroi se ende nuk ka një përgjigje përfundimtare lidhur me heqjen e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Ai theksoi se pavarësisht rekomandimit të ish-Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, për heqjen e masave në qershor të vitit 2024, vendimi i fundit i takon 27 vendeve anëtare të BE-së dhe kërkon konsensus të plotë. Orav kujtoi gjithashtu se në dhjetor 2024, Këshilli Europian kishte deklaruar se masat do të hiqeshin gradualisht, në varësi të hapave të mëtejshëm të Kosovës për uljen e tensioneve në veri të vendit. Diskutimet brenda Këshillit vazhdojnë dhe vendimi përfundimtar do të merret në përputhje me qëndrimet e përbashkëta të të gjitha shteteve anëtare”, tha Orav.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …