Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka shprehur zhgënjimin për mosardhjen e një marrëveshjeje dhe përparimi. “Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish,” tha Orav, duke theksuar domosdoshmërinë e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve. Ai nënvizoi se Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend funksional dhe për një qeveri të re, që do të ndërtojë një urë të fortë mes Kosovës dhe Brukselit, në mënyrë që të përshpejtohet rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian.
