Aivo Orav, takon kryeparlamentarin Dimal Basha: kërkesë për formim urgjent të institucioneve

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka takuar kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha. Takimi u cilësua si një urim për detyrën e re, por edhe si një dorëzim qortimesh dhe sqarim pritjesh nga BE-ja. Orav theksoi rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën në rrugën e integrimit evropian. Gjatë takimit, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike dhe nevojën e një legjislature efektive për të avancuar proceset integruese. Në një reagim pas takimit, Orav tha se është i domosdoshëm formimi urgjent i institucioneve dhe respektimi i proceseve që garantojnë institucione multietnike dhe gjithëpërfshirëse, duke iu kundërvënë qëndrimeve të deritanishme të Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …