AKAD. PROF. DR. ZYMER UJKAN NEZIRI U ZGJODH ANËTAR I RREGULLT EDHE NË AKADEMINË E SHKENCAVE DHE TË ARTEVE TË EVROPËS

AKAD. PROF. DR. ZYMER UJKAN NEZIRI U ZGJODH ANËTAR I RREGULLT EDHE NË AKADEMINË E SHKENCAVE DHE TË ARTEVE TË EVROPËS

Intelektuali ynë i njohur, akad. prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, studiues i Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe profesor universitar, u zgjodh anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Evropës, me seli në Salcburg, në mbledhjen e Senatit, më 28 korrik 2025.

E themeluar në vitin 1990, Akademia përbëhet nga 2,000 anëtarë që vijnë nga 70 vende të botës, si dhe ka 38 laureatë të Çmimit Nobel. Anëtarësimi bëhet vetëm me ftesë individëve që kanë dëshmuar arritje të jashtëzakonshme në fushën e tyre.

Pranimi i tij është mirënjohje për punën e jashtëzakonshme në fushën e folkloristikës dhe të trashëgimisë kulturore shqiptare. Ai tashmë është i njohur në qarqet ndërkombëtare për punën kërkimore e mësimore dhe për ligjëratat  universitare e kumtimet shkencore të mbajtura deri në Amerikë e në Kinë.

Për këto rezultate kulmore në studimet albanologjike, studiuesi Zymer Ujkan Neziri ishte zgjedhur anëtar i rregullt edhe i Akademisë së Evropës, me seli në  Londër, në prill të këtij viti.

Duke qenë anëtar i rregullt i dy akademive evropiane, që janë me famë botërore, ky studiues rugovas nga Prishtina i nderon shumë të gjithë shqiptarët kudo që janë, qendrat tona të mëdha studimore, Tiranën, Prishtinën e Shkupin, e sidomos albanologjinë shqiptare.

Klubi i Shoqatës së Intelektualëve Universitarë  të Rugovës

Akad. Prof. Dr. Jeton Kelmendi, sekretar

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …