AKP

AKP: Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lejon përmbylljen e procesit të likuidimit për PRZ087 KB”Zoçishtë” dhe PRZ091 KB”Opterusha”

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar dy Aktvendime të lëshuara nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DHPGJSK) përmes të cilëve lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për:


PRZ087 KB
Zoçishtë me seli në Zoçishtë, Komuna e Rahovecit dhe

PRZ091 KBOpterusha” me seli në Opterushë, Komuna e Rahovecit.

Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të dy (2) Raporteve Përfundimtare dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këto dy (2) KB, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtyre dy (2) Aktvendimeve (C-IV.-21-0214 dhe C-IV.-21-0215) i ka aprovuar këto dy (2) Raporte Përfundimtare dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për KB-të e lartpërmendura.

Si rrjedhojë, pas Aktvendimit të fundit të DHPGJSK-së numri i NSH-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në terësi ka arritur në 37 NSH/KB/Asete.

Raportet Përfundimtare janë postuar në web faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (www.pak-ks.org).

Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të këtij vendimi për ndonjë ankesë eventuale dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgoj institucioneve relevante, ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së.

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …