Aktivistët e Vetëvendosje zhvilluan një aksion simbolik lidhur me demarkacionin

Aktivistët e Vetëvendosje zhvilluan një aksion simbolik lidhur me demarkacionin

Lidhur me marrëveshjen e dëmshme të demarkacionit me Malin e Zi, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje zhvilluan një aksion simbolik. Ata këtë aksion e kryen afër banesës ku jeton presidenti Hashim Thaçi. Aktivistja Teutë Rrusta tha se Thaçi nuk mund ta falë tokën e Kosovës, madje ai duhet ta kthejë pasurinë e vjedhur bashkë me vëllezërit e tij.   “Sot kemi ardhur në një pikë që nuk kemi pse i diskutojmë faktet që dëshmojnë humbjen e një pjese të territorit të Kosovës nga marrëveshja për demarkacion.  Ajo çfarë duhet vënë në pah vazhdimisht është lidhja në mes të fatit të Hashim Thaçit në politikë përmes faljes së territorit”, tha Rrusta.

Kontrolloni gjithashtu

Britania flet për të ardhmen e Kosovës në NATO, por realiteti mbetet i bllokuar nga mosnjohjet dhe hezitimi i aleatëve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur nga Brukseli …