Brickos

Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Haradinaj: Demarkacioni – interes kriminal i grupeve të caktuara

Pas përgjigjes së kryeministrit Mustafa, i cili ishte thënë se Haradinaj po e merr ligjin në duart e veta, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj  ka reaguar duke thënë se nuk ka bërë ultimatum e as nuk e ka kërcënuar kryeministrin. Kjo është kundërpërgjigja e Haradinajt: “Unë e kuptoj pozitën e rëndë të Isa Mustafës dhe përpjekjen e tij dëshpëruese për sajuar lloj lloj argumentesh për ta justifikuar marrëveshjen më të dëmshme në historinë e Kosovës, prapa të cilës qëndron ai vet, por nuk e kuptoj pse ai një letër publike që i drejtohet atij, e ku i kërkohet që të mos e bëjë këtë gabim, e cilëson ultimatum e kërcënim, kur aty nuk kishte as ultimatum e as kërcënim. Kryeministri duhet ta arsyetojë dhe ta argumentojë pse Kosova u dashka të humbë territor, me fakte e me argumente, e jo të sajoj e të falsifikoj argumente të pa qenë! Jo për Isa Mustafën, sepse ai e di të vërtetën, por për hir të opinionit publik, as unë e as AAK-ja, nuk e kanë votuar ligjin për Shpalljen e Bjeshkëve të Nëmura, Park Nacional, as në kufijt e Isa Mustafës e as në kurrfarë kufijsh. Bile unë këtë e kam quajtur, interes kriminal të grupeve të caktuara dhe kam arritur që t’i bindë edhe disa deputetë të LDK-së që të votojnë kundër. Kur faktet shtrembërohen z Kryeministër, kësaj i thonë mashtrim!

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …