Aktivitete për Ditën e Flamurit të Komunitetit Ashkali në Shtime

Dita e Flamurit të Komunitetit Ashkali, 15 Shkurti, në Shtime, është shënuar me aktivitete kulturore-sportive.

Më 14 shkurt është mbajtur turniri në futboll të vogël me të rinjtë e  komunitetit të Shtimes dhe të fshatit Gjurkoc. Gjithashtu, një ndeshje futbolli, është realizuar edhe nga fëmijët e Shtimes dhe të fshatit Gjurkoc.

Turnirin e ka udhëhequr Bexhet Bajrushi, Egzonit Jakupi, Rraman Kadria dhe Shpejtim Osmani.

Për vendin e parë janë ndarë kupa dhe medalje kurse për vendin e dytë vetëm medalje.

Vendi i parë i ka takuar ekipit që kishte në përbërje të rinjtë: Rexhep Veliu, Muhamet Mehmeti, Xhemajl Jakupi, Burhan Mehmeti, Emrah Bajrami dhe Selami Osmani nën udhëheqjen e trajnerit Bekim Veliu. Është shpallur edhe lojtari  i dalluar Visar Shabani.

Këto aktivitete sportive janë mbajtur në organizim të OJQ-së “Jehona Rinore e Shtimes“ dhe të liderëve të komunitetit ashkali, në Shtime dhe Gjyrkovc.

Ndërkaq, me 15 shkurt, në Ferizaj, është mbajtur manifestimi qendror për nder të festës së Flamurit të Komunitetit Ashkali, ku ka marrë pjesë një numër i qytetarëve të komunitetit ashkali nga Shtimja. Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ka përkrahur këto aktivitete me shumën prej 500€.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …