Aktori
jugosllavofil, Enver Petrovci duket se nuk është i vetmi që luan me qejf në kinemanë
serbe. Pos tij, është edhe aktori tjetër, Çun Lajçi që ka pranuar të luajë role
në filmat e propagandës serbe. Është fjala për filmin propagandistik ‘Enklava’,
i regjisorit Goran Radovanoviq, por që është financuar drejtpërdrejtë nga
Qeveria e Serbisë. Në përputhje me idenë serbe të viktimizimit, ky film përpiqet
të japë një realitet fiktiv në Kosovë, ku gjoja serbët kërcënohen e vriten nga
shqiptarët e dhunshëm. Çun Lajçi në këtë film ka pranuar rolin që i është
ofruar nga regjisori serb, duke portretizuar një shqiptar të dhunshëm e të dhënë
pas armëve. Një numër i madh komentuesish kanë kritikuar rëndë Lajçin se ka
ndihmuar propagandën serbe. “Është film i turpshëm dhe turp duhet t’i vijë Çun Lajçit që i ka dhënë
hapësirë një filmi të tillë propagande e pastër antishqiptare”, thuhet në një
nga komentet për këtë film.
Kontrolloni gjithashtu
Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë
Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
