PDK-ja më në fund kujtohet për Sami Lushtakun


10 ditë pas grevës së urisë së kryetarit të komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, në Burgun e Sigurisë së lartë në Gërdoc ka reaguar edhe PDK-ja. Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në takimin e radhës që ka mbajtur nën drejtimin e kryetarit Hashim Thaçi shprehu shqetësimin në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. “PDK kërkon që Lushtaku të ketë trajtim adekuat shëndetësor, gjersa kujdesi për shëndetin e tij të jetë i plotë, ligjor dhe human”, thuhet në njoftimin e kësaj partie. “PDK, shpreh kërkesën publike për kolegjin gjyqësor të EULEX-it që rastin shëndetësor të kryetarit Lushtaku ta trajtojë sa më shpejtë, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta dhe shëndeti i tij”, thuhet më tej në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …