Në fjalën e saj përmbyllëse, mbrojtja e Jakup Krasniqit, përfaqësuar nga avokatja Venkateswari Alagendra, theksoi se ish-kreu i UÇK-së duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Sipas mbrojtjes, Krasniqi nuk mban përgjegjësi për vuajtjet e popullsisë civile, pasi provat nuk tregojnë që ai ka urdhëruar, inkurajuar apo mbështetur krime ndaj civilëve. Avokatja kritikoi edhe mënyrën se si ligji i Gjykatës Speciale interpreton përgjegjësinë penale: “Vuajtja e civilëve, sado e rëndë, duhet t’u atribuohet vetëm atyre që janë përgjegjës në mënyrë penale dhe kriminale. Kur një gjykim zhvillohet në të njëjtën çështje dhe në të njëjtin vend, ligji lejon vetëm një rezultat: pafajësinë për të gjitha akuzat.” Kjo fjalë përmbyllëse e mbrojtjes nxjerr në pah kritikën ndaj Hagës, duke vënë në dyshim mënyrën se si kjo gjykatë po trajton drejtësinë për figurat politike të kohës së luftës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
