Alain Berset: Kushtet për anëtarësim të Kosovës në KE, njohja e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka shpjeguar kushtet që duhet të përmbushë Kosova për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Berset theksoi se një prej kushteve kryesore është që Kosova të njohë dhe të bëhet anëtare e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe të pranojë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ai theksoi rëndësinë e njohjes dhe zbatimit të vendimeve të GjEDNj-së, duke shtuar se kjo do të mundësojë që qytetarët e Kosovës të kenë qasje në këtë gjykatë për të adresuar shkeljet e të drejtave të njeriut. Përveç kësaj, Berset përmendi se pjesë e diskutimeve për anëtarësimin e Kosovës janë edhe çështjet që lidhen me përfshirjen e qytetarëve nga të gjitha pjesët e Kosovës, përfshirë veriun.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj në Irak, promovon njohjen ndërkombëtare të Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, po merr …