Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Alarm për arsimin në Kosovë: Mbyllja e shkollave sinjal i krizës demografike

Mbyllja e shkollave të arsimit të obligueshëm me numër të vogël nxënësish po shndërrohet në një shqetësim serioz për sistemin arsimor dhe të ardhmen demografike të Kosovës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, gjatë viteve 2023–2024 janë miratuar pëlqime për mbylljen e 14 shkollave, pas kërkesave të komunave dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2023. MAShTI ka bërë të ditur se këto vendime janë marrë në kuadër të procedurave ligjore dhe bazuar në realitetin e rënies së numrit të nxënësve, veçanërisht në zonat rurale. “Deri më tani, me inicimin e komunave, janë dhënë pëlqime për mbylljen e 14 shkollave të arsimit të obligueshëm me numër të vogël nxënësish për periudhën 2023–2024”.   Ekspertët e arsimit paralajmërojnë se përtej aspektit administrativ, mbyllja e shkollave prek drejtpërdrejt komunitetet lokale, rrit pabarazitë në qasje në arsim dhe dobëson jetën sociale në fshatra. Ata bëjnë thirrje për politika gjithëpërfshirëse që adresojnë rënien demografike, mbështesin familjet e reja dhe ruajnë arsimin si shtyllë të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Shifra alarmante kanë treguar matësit e nivelit të ndotjes së ajrit në Prishtinë, në fillim të javës së parë të dhjetorit

Alarm për ndotjen e ajrit në Kosovë: Krizë shëndetësore e injoruar nga institucionet

Ndotja e ajrit në Kosovë vazhdon të mbetet në nivele alarmante, pa asnjë përmirësim të …