Alban Zogaj: LDK nuk e voton LVV-në, as për Kuvend e as për Qeveri

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të japë votë për Lëvizjen Vetëvendosje, as për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e as për formimin e Qeverisë së re.  Zogaj tha se LDK do të marrë pjesë në votim, por do të votojë kundër. Ai shtoi se mes LDK-së dhe LVV-së ekziston një hendek i thellë politik, për shkak të përvojës së hidhur gjatë qeverisjes së kaluar. Zogaj theksoi se Kuvendi mund të konstituohet brenda afatit kushtetues vetëm nëse LVV arrin marrëveshje me ndonjë parti tjetër, ndërsa bëri thirrje që të ndalet presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Qindra biznese rrezikojnë shkyçjen nga rrjeti elektrik pas vendimit për liberalizim të tregut

Rreth 40 për qind e kompanive që ZRRE i ka obliguar të dalin në tregun …