Reshitaj: Serbia hap konkurs për mjekë në Kosovë, kjo tregon për mos transparencë në menaxhim nga ministri Vitia

Albena Reshitaj i kërkon kryeministrit, Edi Rama që ta bojkotojë takimin e radhës në Durrës me Vuçiqin

Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që të bojkotojë takimin e radhës në Durrës, ku do të diskutohet për mini-Shëngenin, e ku është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit mohoi masakrën e Reçakut, duke e konsideruar atë si një trillim. Reshitaj tha se kryeministri Rama nuk duhet të ulet në një tavolinë me Vuçiq, i cili vazhdon të mohojë krimet e tmerrshme të kryera nga serbët gjatë luftës në Kosovë, pasi një gjë e tillë do të ishte fyerje jo vetëm për familjarët e viktimave dhe shtetin e Kosovës, por edhe fyerje e rëndë ndaj të gjithë shqiptarëve. “Duke kujtuar se 20 vite më parë, nën petkun e flamurit Shqiptar, pikërisht nën petkun e flamurit që ju përfaqësoni si Kryeministër i shtetit Shqiptar, u varrosën shumë fëmijë, pleq, gra e burra të pafajshëm, pas masakrës që cilësohet si njëra ndër ngjarjet më të tmerrshme që ka ndodhur në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …