Hisen Berisha

Hisen Berisha ka filluar procedurën e padisë kundër Dik Martit lidhur me raportin e tij të pavërtetë për luftën e UÇK-së

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Hisen Berisha, ka thënë se do ta padisë Dick Martyn për “raportin e tij të gënjeshtërt për luftën e UÇK-së”. Ai tha se këtë do ta bëjë bashkë me një avokat të Amerikës për raportin që ishte bazë për krijimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.  “Personat që i kanë bërë dëmin më të madh Kosovës në vitet e 90-ta dhe pas luftës janë dy: I pari është Sllobodan Millosheviqi dhe regjimi i tij që ka bërë krimet dhe luftës, dhimbja e secilës nuk na hiqet edhe 20 vjet pas dhe i dytë është Dick Marty që i ka bërë dëmin më të madh Kosovës në procesin e funksionalizmit të vet dhe në përmbylljen e mozaikut të shtetndërtimit dhe raporti i tij që ka marrë përkrahjen në Parlamentin Europian”. “Ky raport që përmban të dhëna që nëse i shohim nga një kënd profesional mjekësor është qesharak, madje edhe i turpshëm dhe që e ka shkatërruar imazhin e Kosovës”. Në bashkëpunim me një avokat në Amerikë do të ngrejmë padi kundër Dick Martyn për raporti e gënjeshtërt kundër Kosovës. Ai nuk ka imunitet të ngrejë padi të rrejshme. Në luftë mund të ketë tejkalim autorizimesh. Frikacakët në luftë zakonisht krijojnë pamje ekstravagante në veten e tyre. Ata e krijojnë një imazh që s’mund të jetë në realitet, ai nga paniku mund ta dëmtojë edhe kufomën. Ata që kanë qenë luftëtarë i kanë vra dhe kufomat i kanë trajtuar me dinjitet”. “Unë vetë i kam varrosur luftëtarët serbë të vrarë. I kemi varrosur i kemi marrë dokumentet e tyre dhe i kemi dorëzuar kufomat. I kemi trajtuar me dinjitet.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …