Albert Z. Zholi: Flet këngëtarja e mirënjohur çame, Enkeljeda Arifi-Alushi

Albert Z. Zholi: Flet këngëtarja e mirënjohur çame, Enkeljeda Arifi-Alushi

Çamët kërkojmë vetëm drejtësi jo armiqësi. I këndova dashurisë se bota është në krizë të dashurisë njerëzore

“Dashurisë sime”  është kënga e re e kënga më e re e këngëtares Enkeljda Arifin një këngë baladë e cila po kthehet në hit. Këngëtarja çame e disa këngëve për Çamërinë me këtë këngë përcjell një melankoli për dashurinë. Këngë të kësaj natyre  ajo nuk ka kënduar më parë.  Hysni Alushi xhaxhai i sa j ka theksuar se kjo këngë e formëzon më bukur portretin e saj. Ata të dy kanë kënduar shumë duete për Çamërinë, Në këtë këngë solo “Dashurisë sime”   Enkeljeda  Enkelejda Arifi  solli një risi në mënyrën e performimit të saj. “Dashurisë sime” e kënduar nga ajo ka marrë udhë me tekst të Armand Trebickës, muzikë dhe orkestrim nga  Valter Beqo, regjia, Bleri & Kriks,  Por në këtë bisedë Enkeljda nuk lë pa përmendur dhe çështjen Çame ku sipas saj kjo çështje tashmë ka hyrë në rrugën e zgjidhjes dhe se kurrë nuk do rreshti së kënduari për të.

 Një këngë ndryshe, për dashurinë, cili do jetë komenti i Enkelejdës?

Aha… Sigurisht këngëtari në jetë kalon disa faza të disa stare që duhet të komunikojë me publikun ndryshe jo në mënyrë statike. Muzika ka hapësira pa fund ka  ide dhe mendime pa fund ashtu siç do të jetë i pafundmë komunikimi me dëgjuesin, fansat. Kjo këngë i kushtohet dashurisë time, që do të thotë jo vetëm times personale por çdo njeriu që ka dashuruar dhe dashuron në jetë. Dashuria është një ndjenjë e fortë, një ndjenjë që nuk mund të krahasohet me asgjë. Këngët për dashurinë kanë një tjetër dimension, një tjetër hapësirë dhe i përkasin çdo grup moshe kudo në botë. Kur flet për dashurinë muzika sikur bëhet më e ëmbël, më tërheqëse, më njerëzore më me atmosferë. Nuk ka këngë dashurie ku të mos ketë një publik të madh tërheqës dhe të mos komentohet gjerësisht.

Kjo këngë ishte dëshira jote apo e autorit ët tekstit?

I të dyve. Kisha kohë që kërkoja një këngë ndryshe që ta plotësoja repertorin tim. Kur  autori i tekstit Armand Trebicka më ofroi këtë tekst e mirëprita. Po, vërtetë ishte diçka ndryshe. Në radhë të parë doja t’ja bëja surprizë bashkëshortit pra ishte një  dhurate surprize për të. Por mendoj se si unë janë miliona gra në botë që dashurojnë si un ë dhe duan të bëjnë një surprizë të bukur për bashkëshortët e tyre. E ku ka si dashuria, Ajo të çon në qiell, në përjetësi, të jep forcë, të jep krahë, të jep emocion. Bota pa dashuri do ishte e errët do ishte e amullt, mbutuar me re të dendur. Në fillim menduan se ishte këngë enkas për dashurinë time. Por në fakt është dhe kjo dashuri, por kushdo që e këndon dhe e lexon tekstin mund ta përcaktojë si dashuri të vetën.

Në këtë kohë të trazuar politike, në këtë situatë të rënduar krize ekonomike, çfarë përcjell kjo këngë?

Kjo këngë vjen jo rastësisht në kë të periudhë. Pra vjen në kohën që në botë duhet më shumë dashuri, më shumë respekt për njeri-tjetrin, më shumë dashuri mes kombeve dhe  besimeve fetare. Bota duket ikur është  në një provë. Prova e besimit dhe dashurisë njerëzore. Ndaj kjo këngë është shumë koherente, është shumë  mëse e pranishme në çdo shtëpi, në çdo zemër, në çdo familje, komunitet shtet, etj… Sot me tepër se kurrë duhet të jemi me të kujdesshëm, më të lidhur me njeri tjetrin, ti japim njeri tjetrit më shumë ngrohtësi, më shumë shpirt njerëzor, më shumë dashuri njerëzore, më shumë sinqeritet. Kirza ekonomike botërore sikur i ka zbehur shumë vlera njerëzore. Njerëzit duken më të zymtë, më pak të afruar. Kudo në botë sheh lufta rajonale, shikon të lulëzojë kontrabanda, hashashi, lëndët narkotike. Bota duket sikur është në një sprovë të madhe mes dashurisë dhe krimit. Pa diskutim se me këngë të tilla, me njerëz të edukuar me artin, me muzikën, jeta do të jetë më e bukur, më e qetë, më e butë me më pak brenga dhe egërsi. Kënga, muzika zbut çdo shpirt të egërsuar.

Ju keni bërë shumë këngë për Çamërinë, këngë hit që këndohen kudo, kush kanë qenë mbështetësit kryesorë të këtyre këngëve?

Në radhë ta parë kanë qenë familjarët e mi, të afërmit dhe më pas gjithë komuniteti çam. Nuk mund të harroj shoqatën Çamëria, shoqatën që ma dhënë zemër. Nuk harroj mbështetjen e PDIU dhe kryetarit Shpëtim Idrizi, por mbi të gjitha nuk harroj mbështetjen financiare të deputetit çam Tahir Muhedini, një njeri patriot dhe këmbëngulës në të gjitha nismat që merr. Të gjitha këngët janë pëlqyer dhe mund ët them se kudo që shkoj nëpër Çamëri më mirëpresin duke kënduar këngët e mia. Në të gjitha këngët për Çamëinë nuk mund të harroj mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me xhaxhain tim Hysni Alushi. Ai me qetësinë e tij, me zërin e tij më ka dhënë shumë besim në vetvete dhe duetet tona janë nga më të pëlqyerat, nga më të klikuarat në internet.

Besoni se do të zgjidhet çështja çame?

Besoj se tani më tepër se kurrë është dita e Çamërisë. Kjo çështje tashmë ka hyrë në axhendën e politikave ndërkombëtare për tu zgjidhur. Dokumentacioni i saj i plotë ka shkuar në Bruksel. Kancelaritë europiane po e diskutojnë me shumë vëmendje. Represioni dhe genocidi ndaj Çamërisë në shekuj është i pashembullt. Ne të gjithë kemi nga një brengë për Çamërinë, kemi nga një amanet, kemi nga një histori dhimbjeje. Nuk ka familje çame pa një tragjedi. Eshtë e pabesueshme ndaj them se koha do ta çojë në vend amanetin e gjyshërve tanë, Në Çamëri kam varret e gjyshërve kam tokën e  të parëve.  Jemi një komunitet punëtor, I sakrificës, i dijes, patriot ndaj mendoj se për të gjitha  cilësitë dhe padrejtësitë koha do na jap atë që na takon. Kërkojmë vetëm drejtësi jo armiqësi.

Ke në plan ndonjë këngë të re për Çamërinë?

Kurrë nuk do rresht së kënduari për Çamërinë. Kam detyrime ndaj saj. Unë jam vajzë çame e martuar në Kosovë. Çamëria dhe Kosova janë dy nga krahinat më të vuajtura të kombit tonë, ndaj për to ne nuk duhet të heshtim kurrë dhe nuk do rreshtim së kënduari. Padrejtësitë historike ndaj tyre duhet ti çojmë në vendin e duhur. Kënga, muzika është dhe një nga këto mënyra për të fituar. Unë gjithmonë mendoj për një këngë të re për Çamërinë, por kohës nuk i dihet.

Dashurisë sime”

(Gjysma ime më e mirë).

 Strofë 1)

Para se të të njihja ty

As vetë se dija pse jetoja

Ndoshta në këtë botë të huaj

Pa e kuptuar, po të kërkoja

Vetëm një çast kur të kam pranë

Asgjë nuk duket e vështirë

Je fryma që në jetë më mban

Je gjysma ime më e mirë

Ref : Je gjysma ime më e mirë

Ti që më bën të ekzistoj

Sikur të kishte dhe një jetë tjetër

Me ty do desha ta jetoj

Strofë 2: Pa ty çdo gjë dukej e kotë

Gjithë qenia ime të kërkonte

 Ishe e vetmja gjë në botë

Që zemrës time i mungonte

Je horizonti ku unë shikoj

Djelli i mëngjesit që më zgjon

Me asgjë në botë s’të krahasoj

Të dua ty, kaq më mjafton.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI: Flet ish-oficeri i Xhenios, Ilirjan Dhima

Flet ish-oficeri i xhenjos, “Reparti ushtarak 3205” i Porto Palermos, Ilirjan Dhima

Flet ish-oficeri i xhenjos, “Reparti ushtarak 3205” i Porto Palermos, Ilirjan Dhima: Në Porto Palermo …