Mbi 50 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në zonën e varfërisë, prej 1 deri në dy euro në ditë

Kosova nuk ka më shtresë mesatare, ose ajo është krejt pak e diktueshme. Pjesa dërmuese e popullatës në Kosovë konsiderohet e varfër, një numër shumë të vogël të pasurve, të cilët kanë grumbulluar kapital dhe jetojnë me mesatarëve e të pasurve të botës. Ekspertët e çështjeve ekonomike e vënë në pikëpyetje ekzistimin e shtresës së mesme në Kosovë dhe e cila në kushte normale të zhvillimit do të duhej të ishte në shumicë. Ata, duke u mbështetur në të dhëna relevante vlerësojnë se punëtorët në administratën publike, në sektorin e shëndetësisë, arsimit, policisë, medieve e të tjerë të cilët do të duhej të konsideroheshin të shtresës së mesme në Kosovë marrin paga të ulëta që rrjedhimisht nuk arrijnë të hyjnë në këtë shtresë. Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku, për Evropa e Lirë thekson se rreth 8 deri në 10 për qind e popullatës në Kosovë, përballet me varfëri të skajshme që konsumojnë më pak se 1 euro në ditë, derisa 35 për qind e popullatës jetojnë nën linjën e varfërisë dhe në ditë nuk konsumojnë më shumë se 2 euro. Sipas tij, kjo pasqyrë tregon se afër 50 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në zonën e varfërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …