Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një bashkëbisedim me bashkatdhetarë. Ai ka thënë se mërgatën nuk e sheh si kapital financiar por njerëzor. Kurti tha se mërgata është pjesë e kombit që ndodhet jashtë atdheut. “Këtë rëndësi e synojmë ta shndërrojmë në prioritet duke llogaritur mërgatën si pjesë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm. Nuk e shohim si kapital financiar por edhe njerëzor”, është shprehur ai ndër të tjera.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
