Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti është takuar në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me të cilin ka biseduar për situatën politike dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror. I shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjellë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian. Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen”, ka shkruar Kurti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
